Policia konfirmon se Qëndron Kastrati është sulmuar mbrëmë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Arianit Ibrahimi, shef i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se ky i fundit është sulmuar mbrëmë nga “një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-së) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme”.

“Mbrëmë rreth orës 22:40 është sulmuar Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme. Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok. Por me gjasë ky nuk është material i mjaftueshëm për policinë sepse të njëjtit sulmues fare nuk janë dërguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë masë kundrejt tyre”, ka shkruar Ibrahimi.

Lidhur me këtë rast, Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë se rasti është duke u hetuar.

“Po rasti është raportuar mbrëmë është cilësuar si sulm dhe dëmtim prone. Policia është duke bërë hetimet lidhur me rastin”, ka thënë Hashani.

Të ngjashme