Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 1 milion eurove shtatë komunave, raporton Ekonomia Online.
Mjetet do të shpenzohen për projektin “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunimi ndër-komunal”.
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka propozuar rialokimin e mjeteve për financimin e 7 projekteve.