SBASHK-u takohet me sindikatat e arsimit të Evropës

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Në Larnaka të Qipros është duke u mbajtur  aktiviteti i radhës i organizuar nga Unioni i Sindikatave të Arsimit të Evropës.  Kësaj radhe  ETUCE  është duke  përgatitur  sindikatat anëtare  për një qasje sa më të suksesshme  për të promovuar  integrimin  efektiv të emigrantëve dhe refugjatëve  në arsim në vendet nga vijnë këto sindikata. Këtë Konferencë e ka kryesuar  drejtorja e ETUCE-s, znj. Suzan Flocken , e cila ka përshëndet pjesëmarrësit dhe pastaj edhe ka kujtuar rolin që kanë sindikatat  e mësimdhënësve në integrimin sa më të plotë të fëmijëve të emigrantëve e refugjatëve  në sistemin arsimor te vendit  në të cilin kanë gjetur mbështetje  dhe strehim.

Pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm  është edhe SBASHK-u. Përfaqësuesi i SBASHK-ut në  këtë Konferencë ,z.Ymer Ymeri ka zhvilluar shumë takime me përfaqësues të sindikatave tjera me qëllim që të shtohet bashkëpunimi sindikal  dhe të formësohen idetë për angazhimet në shërbim të anëtarësisë.

Përfaqësuesi  i SBASHK-ut është i bindur se  gjatë kësaj Konferencë do të fitohen njohuri të shumta  për mes trajnimeve  për të qenë sa më të përgatitur përball sfidave të kohës  në të cilën po ndodhin shumë konflikte dhe me këtë edhe  shtohet numri i refugjatëve, të  cilët ikin nga vendet e tyre  nga shkaku i rrezikut të jetës nga veprimet luftarake  në vendlindjen e tyre.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, krahas kontributit  në  Konferencë, do të  vazhdojë  të ketë takime me përfaqësues të Sindikatave  nga shtete të ndryshme  me qëllim të këmbimit të përvojave për çështje të rëndësishme të organizimit  sindikal.

Të ngjashme