Shembet një minierë në Meksikë, nuk dihet për fatin e shtatë minatorëve

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Të paktën shtatë punëtorë janë bllokuar në një minierë qymyri që u shemb në shtetin verilindor meksikan të Coahuila.

Aksidenti në miniera ndodhi gjatë ditës së djeshme në komunën e Muzkuiz, njoftoi Ministria e Punës e Coahuila.

Media lokale meksikane raportoi se një pjesë e katastrofës së minierës u shkaktua nga shembja dhe përmbytja.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e minatorëve që u kapën.

Anëtarët e familjes së minatorëve u panë para një miniere, të vendosur në lagjen Musquez të Las Rancherias. Ata kërkojnë informacion nga autoritetet për anëtarët e familjes së tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme