Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s’duhet t’i vishni në airoplan

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 23:15 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht nëse jeni duke zgjedhur një veshje për një fluturim të shkurtër apo për një distancë të gjatë, është e rëndësishme që të ndiheni rehat dhe në të njëjtën kohë të qëndroni “larg telasheve”. Më poshtë gjeni disa këshilla për t’i bërë udhëtimet tuaja sa më të rehatshme duke ju treguar se çfarë nuk duhet të vishni.

1. Rroba të ngushta

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Xhinset tuaja të ngushta mund t’ju duken shumë mirë në trup, por mund ta bëjnë fluturimin e pakëndshëm. Zgjidhni diçka që lejon qarkullimin e duhur të gjakut.

2. Lente kontakti

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Në një avion, lagështia mesatare mund të arrijë deri në 20%, gjë që do t’i bëjë lentet tuaja të thahen dhe të shkaktojnë acarim në sy. Nëse keni një fluturim të gjatë, rekomandohet që t’i hiqni lentet, veçanërisht nëse do të flini.

3. Materiale që mund të marrin flakë shpejt

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Edhe pse emergjencat e fluturimit janë të pazakonta, është gjithmonë mirë të jesh i përgatitur. Disa materiale ose detaje veshjesh si thekët apo pëlhurat shumë të holla, nëse mundeni, ndosha do ishte mirë t’i evitonit.

4. Takat e larta

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Siguria e aeroportit do t’ju kërkojë të hiqni këpucët. Jo vetëm që pjesa e takës mund të përdoret potencialisht për të ruajtur sende të ndaluara, por shpesh këpucët me takë kanë një bazë metalike, që do të ndezë alarmin. Askujt nuk i pëlqen të qëndrojë zbathur në dyshemenë e aeroportit. Për më tepër, këmbët tuaja mund të fryhen gjatë fluturimit, kështu që këpucët e ngushta duhet të shmangen. Edhe një herë: Vishni diçka të rehatshme.

5. Edhe nëse është verë, në avion do të jetë freskët

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Fluturimet shpesh mbahen në anën më të ftohtë për të parandaluar, në rastet më ekstreme, të fikëtit. Fakti që nuk lëvizni, do t’ju bëjë të keni edhe më shumë ftohtë. Prandaj, kini parasysh këtë kur të përzgjidhni veshjen.

6. Aksesorë metalikë, ose veshjet që kanë copëza metalike

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Mund të ketë metal në vendet që nuk do t’i prisnit, të tilla si këpucët, mbështjellësit e çamçakëzit dhe telat e brendshëm në reçipeta. Nëse nuk i keni këto, do të kaloni shumë më shpejt në sigurinë e aeroportit.

7. Veshjet e komplikuara

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Nuk do donit ta gjenit veten në tualetet e ngushtë të avionit, duke u përpjekur të hiqni jumpsuit-in tuaj. Duke menduar këtë dhe faktin që do qëndroni ulur për ca orë, zgjidhni veshjet më të rehatshme.

8. Parfum

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Teksa fluturoni, do të jeni në një zonë të vogël, por të mbushur plot. Shmangni parfumet e rënda për hir të bashkëudhëtarëve tuaj.

9. Pëlhura që sjellin kruarje

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Vishni materiale me të cilat mund të merrni frymë lirisht dhe që nuk ju acarojnë lëkurën, për shembull në zonën e fytit, siç ndodh me bluza/veshje të caktuara.

10. Bluza me tekst ose grafike fyese

Stjuardesat tregojnë 10 gjëra që s'duhet t'i vishni

Ka njerëz që u është ndaluar të vazhdojnë fluturimin për shkak të mënyrës së veshjes. Arsyet mund të jenë të shumëfishta: Shumë dekolte,  bluzë me shkrim ofendues, këmbë të zhveshura etj. Edhe pse disa nga këto vendime janë të diskutueshme, përpiquni të qëndroni të arsyeshëm kur zgjidhni veshjen tuaj.

Të ngjashme