Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar një javë më parë

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur me datë 27 qershor.

Viktima ishte duke u trajtuar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës ku edhe ka vdekur.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë 27.06.2021 – 14:04. Lidhur me rastin, nga QKUK është njoftuar se viktima mashkull kosovar që ishte duke u trajtuar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme