UNDP-ja me seli në Prishtinë, dhuroi sot për SHFMU “Zejnel Salihu” në Bardh të Madh një sasi të pajisjeve digjitale: 9 kompjuterë, 2 printerë dhe 1 skaner. Këtë donacion të dorëzuar në emër të UNDP nga z. Mustafë Murturi e pranoi drejtori i shkollës z. Ejup Breznica në prani të drejtorit të DKA-së z. Islam Shabani.
Drejtori i DKA-së dhe stafi i shkollës falënderojnë UNDP-në në Prishtinë për këtë donacion me kaq vlerë i cili do të ju shërbejë nxënësve të kësaj shkolle duke shtuar edhe cilësinë e mësimit.