Sipas një raporti dalë nga agjencia e shëndetit seksual dhe riprodhues e Kombeve të Bashkuara, UNFPA, 55 përqind e grave janë plotësisht të fuqizuara për të bërë zgjedhje mbi kujdesin shëndetësor.
Komunikata e plotë:
Pothuajse gjysma e të gjitha grave në mbarë botën u mohohet autonomia e tyre trupore, thotë raporti i ri i UNFPA-së “Trupi im është i imi”
Shkeljet përfshijnë abuzimin seksual, martesën e fëmijëve, vrasjet e nderit dhe më shumë.
PRISHTINË, 14 Prill 2021 – Gati gjysmës së grave në 57 vende u mohohet e drejta për të vendosur nëse do të kryejnë marrëdhënie seksuale me partnerët e tyre, do të përdorin kontraceptivë ose do të kërkojnë kujdes shëndetësor, sipas raportit kryesor të UNFPA-së 2021 Gjendja e Popullsisë Botërore, i lëshuar sot.
Për herë të parë, një raport i Kombeve të Bashkuara përqendrohet në autonominë trupore: fuqinë dhe ndikimin për të bërë zgjedhje në lidhje me trupin tuaj, pa frikë nga dhuna ose që dikush tjetër të vendosë për ju. Mungesa e autonomisë trupore ka pasoja masive përtej dëmtimeve të thella për gratë dhe vajzat individualisht: potencialisht dëmton produktivitetit ekonomik, ul shkathtësitë dhe rezulton në kosto shtesë për kujdesin shëndetësor dhe sistemin gjyqësor.
Gjetjet kryesore: trupi im, por jo zgjedhja ime
Përmes këtij raporti novator, UNFPA po mat si fuqinë e grave për të marrë vendimet e tyre në lidhje me trupat e tyre ashtu edhe shkallën në të cilën ligjet e vendeve mbështesin ose ndërhyjnë në të drejtën e një gruaje për të marrë këto vendime. Të dhënat tregojnë një lidhje të fortë midis fuqisë vendimmarrëse dhe niveleve më të larta të arsimit.
Raporti tregon se në vendet ku të dhënat janë në dispozicion:
“Fakti që gati gjysma e grave ende nuk mund të marrin vendimet e tyre për të bërë seks apo jo, për përdorimin e kontraceptivëve ose të kërkojnë kujdes shëndetësor duhet të na zemërojë të gjithëve,” thotë Drejtoresha Ekzekutive e UNFPA Dr. Natalia Kanem. “Në thelb, qindra miliona gra dhe vajza nuk zotërojnë trupat e tyre. Jetët e tyre udhëhiqen nga të tjerët ”.
Raporti gjithashtu dokumenton shumë mënyra të tjera që cenohet autonomia trupore e grave, burrave, vajzave dhe djemve në të gjithë botën, duke zbuluar se:
Zgjidhjet: Fuqia për të thënë po, e drejta për të thënë jo
Raporti tregon se si përpjekjet për të adresuar abuzimet mund të çojnë në shkelje të mëtejshme të autonomisë trupore. Për shembull, për të ndjekur penalisht një rast të përdhunimit, një sistem i drejtësisë penale mund të kërkojë që një e/i mbijetuar t’i nënshtrohet një të ashtuquajturi test virgjërie invazive.
Zgjidhjet reale, zbulon raporti, duhet të marrin parasysh nevojat dhe përvojat e të prekurve.
“Autonomia trupore është një themel për gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën për shëndetin dhe të drejtën për të jetuar të lirë nga dhuna,” thotë Alanna Armitage, Drejtoresha Rajonale e UNFPA-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
“Një grua që ka kontroll mbi trupin e saj ka më shumë të ngjarë të fuqizohet në sfera të tjera të jetës së saj. Ajo fiton jo vetëm për sa i përket autonomisë, por edhe përmes përparimeve në shëndetësi dhe arsim, të ardhura dhe siguri. Ajo ka më shumë të ngjarë të përparojë, e po kështu edhe familja e saj.”
Raporti i Gjendjes së Popullsisë Botërore është botimi vjetor kryesor i UNFPA-së. Botuar çdo vit që nga viti 1978, ai ndriçon çështjet e reja në fushën e shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese, duke i sjellë ato në rrjedhat kryesore dhe duke eksploruar sfidat dhe mundësitë që ato paraqesin për zhvillimin ndërkombëtar.
Shënim për redaktorët
Si agjenci e shëndetit seksual dhe riprodhues e Kombeve të Bashkuara, UNFPA ndihmon njerëzit të marrin kontracepsion dhe shërbime shëndetësore riprodhuese që shpëtojnë jetën dhe i fuqizon gratë dhe vajzat të marrin vendime të informuara për trupat dhe jetën e tyre.