Përdorimi i mjeteve kontraceptive, ende mit në Kosovë

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 12:06 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i organizatave joqeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese në bashkëpunim me fondin për popullsi të Kombeve të Bashkuara, ka organizuar tryezën e rrumbullakët me temën “Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë”.

Pjesë e këtij projekti është edhe Kosova. Në këtë projekt u prezantuan edhe të gjeturat sipas të cilave në Kosovë është ende mit përdorimi i mjeteve kontraceptive, raporton Ekonomia Online.

Visare Mujku-Nimani, udhëheqëse e UNFPA, zyra  në Kosovë përdorimi i mjeteve moderne kontraceptive është shumë i vogël.

“Më bazë të dhënave që ekzistojnë në Kosovë, për fat të keq përdorimi i mjeteve modern kontraceptive  në Kosovë nuk qëndron aq mirë. Derisa në shtetet e Bashkimit Evropian, përdorimi i mjeteve moderne kontraceptive është  më mirë, në Kosovë sillet diku rreth 14% që nuk është një numër i kënaqshëm dhe do me thënë  që qiftet e përdorin mjetet tjera kontraceptive, siç janë metodat tradicionale të cilat nuk janë shumë të sigurta dhe të cilat mund të qojnë deri te një shtatzëni e pa planifikuar e që ajo shtatzëni e pa planifikuar qon edhe deri në një abort”, tha Mujku- Nimani.

Qëllimi i UNFPA është që përmes aktivitete e të shumta të arrijë të eliminojë të gjitha kërkesat e pa plotësuara për planifikim familjar deri ne vitin 2030.

Të ngjashme