UNICEF-i shënon 30-vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijës me aktivitete në Prishtinë

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 14:29 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Zyra e UNICEF-it ka filluar aktivitetet publike “Children take over” me fëmijët në sheshin e “Zahir Pajaziti”, raporton Ekonomia Online.

Në këto aktivitete fëmijët kanë luajtur dhe kënduar, derisa kanë takuar edhe personazhet figurative më të dashura për ata. Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe nesër ku do të udhëhiqen nga vet fëmijët.

Aktiviteteve iu është bashkangjitur edhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

Ai deklaroi se ky organizim është ditëlindje e dytë për të gjithë fëmijët.

Sahin njoftoi që së bashku me 40 fëmijë në Prishtinë po festojnë 30 vjetorin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Sipas tij, çdo fëmijë duhet të jetë i edukuar dhe jo i diskriminuar.

“Sot është festa e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Konventa është marrëveshje globale që vendos fëmijët të parët në agjendën politike dhe e ndarjeve prodhuese globale, që të ndihmojë fëmijët kudo që jetojnë. Kjo është pjesë e ditëlindjes së dytë për secilin fëmijë. Ne sot po festojmë më 40 fëmijë në Prishtinë dhe nesër kemi përsëri aktivitete ku do të marrin pjesë ambasador siç është edhe Apostolova dhe të tjerë që do të festojnë 30 vjetorin e Konventës. Çdo fëmijë të mos jetë i diskriminuar, të ketë të drejtat, të jetë i edukuar, të jetë pjesë e jetës”

I pyetur nga EkonomiaOnline se cili është mesazhi i UNICEF ndaj Qeverisë së re për mbështetjen e fëmijëve, Sahin theksoi se qeveria e re duhet të ofrojë mundës të zhvillimit, të ketë pjesëmarrje më të madhe të fëmijëve në kopshte.

“Ne kemi tri prioritete për Qeverinë e re, e para është që të ofrojë mundësi për fëmijët që të fillojnë jetën dhe edukimin e tyre. Zhvillimi fillon me fëmijët e vegjël. Doktorët dhe infermier tonë të vizitojnë secilën shtëpi të përkrahin prindërit dhe të japin më të mirën për fillimin e jetës së fëmijëve. Prioritet i dytë është që fëmijët të zhvillohen secili fëmijë duhet të shkojë në kopshte të fëmijëve, në Kosovë vetëm 40 për qind e fëmijëve shkojnë në kopshte. Ajo çka dua të them është që çdo fëmijë të ketë mundësi të zhvillimit, të shoqërohet, të jetë gati për shkollë. Prioritet i tretë, Kosova është vend me popullatë të re, kemi shumë të rinj që dëshirojnë të kontribuojnë për vendin, dhe kemi të rritur që duhet t’iu jepen mundësi”, u shpreh ai.

Mësuese e shkollës fillore “Faik Konica”, Suzana Ibrahimi, theksoi se aktivitete të tilla nuk duhet të bëhen vetëm në Prishtinë por edhe në vendet rurale pasi gjendja është më e vështirësuar.

“Për të gjithë fëmijët mbarë Prishtinës është një aktivitet i mirë, edhe këta duan t’i bashkohen të gjithë fëmijët, kjo duhet të bëhet edhe në vendet rurale pasi gjendja atje është më e vështirësuar”, tha Ibrahimi.

Konventa është dokumenti kryesor për mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Konventa është e nënshkruar nga 140 shtete. Kosova ende nuk është e ratifikuar por është e integruar me Kushtetutë.

Të ngjashme