UNICEF Kosova prezanton punën e vet në Forumin Rinor të OKB-së

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 10:57 | Nga

Për herë të parë UNICEF Kosova prezanton një prej programeve të vet të quajtur Innovations Lab Kosovo në Forumin Rinor të OKB-së ECOSOC, i mbajtur më 30-31 janar, 2017. Hana Sahatqija, staf lokal i UNICEF-it, që ishte pjesëmarrëse në forum vuri në qendër të vëmendjes programin dhe iniciativën e zhvilluar nga kjo zyrë.

ECOSOC—një prej gjashtë organeve kryesore të OKB-së – takohet çdo vit për të trajtuar çështjet ndërkombëtare sociale, ekonomike dhe mjedisore, për të koordinuar punën e agjencive të OKB-së anembanë botës dhe për të propozuar politikat që promovojnë veprimet kolektive për zhvillim të qëndrueshëm në botë.

ECOSOC është qendra e OKB-së për zhvillim të debateve dhe mendimit inovativ dhe shërben si vend për këmbim të njohurive dhe praktikave më të mira dhe si vendtakim për diskutim nga parlamentarët, akademikët, politikë-bërësit, fondacionet, bizneset, rinia dhe 3,200+ organizata të regjistruara jo-qeveritare.

UNICEF Innovations Lab Kosovo njeh se aftësitë, kreativiteti dhe energjia e të rinjve, janë asete të fuqishme për të formësuar një shoqëri të përshtatshme për fëmijë dhe për të krijuar një mjedis gjithëpërfshirës për të gjithë.

Innovations Lab ndjek zgjidhje të reja për zhvillim social të komunitetit duke identifikuar metoda, teknologji dhe mjete që premtojnë avancim të shërbimit për fëmijë dhe rini – dhe këtë e bëjmë ekskluzivisht përmes qasjes ‘Nga Rinia Për Rininë’ – ku rinia është në qendër të dizajnit dhe implementimit – ku rinia është partnere në zhvillim të iniciativave, partnere në monitorim dhe agjentë kryesor të implementimit dhe ndryshimit.

UNICEF Innovations Lab Kosovo ka zhvilluar një sërë të nismave që përdorin metoda jo formale, jo tradicionale të edukimit për të përcjellë tek rinia aftësi profesionale të transferueshme, aftësi të ndërmarrësisë, njohuri të avokimit, shkrim-lexim kritik medial dhe aftësi teknologjike të shekullit 21 për të angazhuar rininë në zhdukjen e varfërisë dhe promovim të prosperitetit.
Aktualisht janë 16 vende që kanë përsëritur iniciativat e Innovations Lab në Kosovë dhe jemi në diskutime me shumë tjerë që kanë shprehur interesim.

Praktikat tona më të mira janë të thjeshta: Lëre rininë të udhëheq programin dhe të drejtojë veprimin, përdorë dizajn të përqendruar në njeriun, bashkëpuno me sektorin privat, publik dhe akademik dhe përfundimisht krijo besim tek rinia dhe ndërto urë ndërmjet atyre dhe bartësve të detyrave në mënyrë që të lehtësohet pjesëmarrja dhe angazhimi i tyre në shoqëri dhe të rinjtë nga komunitetet e margjinalizuara të kuptojnë që janë agjentë të ndryshimit.

lab

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme