Unioni Malazez i Kosovës edhe një herë , këtë radhë publikisht, i bën thirrje kryetarit të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, t’i kryejë obligimet ndaj anëtarëve të Unionit Malazez, të cilët e mbështetën atë në zgjedhjet parlamentare në qershor dhe gjithashtu punuan si vëzhgues në kutitë e votimit në ditën e zgjedhjeve, thuhet në një komunikatë që ky union ua ka shpërndarë sot medieve.
Bëhet fjalë për njerëz nga veriu i Mitrovicës, Leposaviqi dhe Graçanica, të cilët për shkak të mbështetjes së SLS-së kanë duruar kërcënime dhe sulme fizike. Këta njerëz meritojnë respektin dhe shpërblimet e tyre modeste nga SLS-ja, e jo refuzimin dhe nënçmimin e Petroviq.
Të ardhurat për këta vëzhgues i ka siguruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, prandaj ne nuk mund të tolerojmë sjelljen arrogante dhe jokorrekte te kryetarit të PLS-së.
Unioni i Malazezëve të Kosovës do të ngrejë padi kundër deputetit në Kuvendin e Kosovës, Sllobodan Petroviqit, për vepër penale të mohimit dhe mashtrimit të qytetarëve të ndershëm, thuhet në komunikatën e Unionit të Malazezeve, të nënshkruar nga kryetari i saj, Sllobodan Vujiçiq.