United i gatshëm të paguajë 200 mln euro për yllin e Barcelonës

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 10:24 | Nga

Te Barcelona bien kambanat e alarmit për Neymarin. Sulmuesi brazilian është vënë në shënjestrën e Manchester United, që kërkon me çdo kusht ta ketë në skuadër sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja katalanase “Sport”, “djajtë e kuq” kanë shprehur gatishmërinë për të paguar klauzolën e kontratës së 25-vjeçarit me Barcelonën, prej 200 milionë eurosh, për ta sjellë atë në “Old Trafford”.

Tashmë përndjekja e klubit anglez ka filluar, duke i ofruar Neymarit mundësinë për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në Premier League, nëpërmjet një kontrate që do të shoqërohet me një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon, shifër kjo që është dy herë më e lartë nga ajo që ai përfiton në Spanjë.

Nëse ky transferim do të realizohet, atëherë Neymar do të bëhet futbollisti më i paguar në kampionatin anglez.

Por në këtë pikë, për Manchester United ka një problem. “Djajtë e kuq” rrezikojnë që të mos hyjnë në zonën e Championsit në kampionatin e sivjetshëm dhe mundësia më e mirë për ta, për t’ia arritur qëllimit, është fitorja e Europa League.

Në rast dështimi në këtë aspekt, Manchester United do të humbasë 30% të të ardhurave nga kontrata me “Adidas”, një humbje që arrin shifrën e 94 milionë eurove. Në rast të kundërt, nëse gjërat shkojnë sipas planeve të Mourinhos dhe “djajtë e kuq” triumfojnë në Europa League, atëherë klubi anglez do të fitojë mjaftueshëm për të nisur tentativat për blerjen e Neymarit, një prej elementëve thelbësorë të së famshmes “MSN” te Barcelona.

mou neymar

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme