Unitedi po bëhet me stadium të ri me 100 mijë ulëse?

Prishtinë | 06 Qer 2026 | 17:58 | Nga Ekonomia Online

Manchester United po shpreson të arrijë një marrëveshje me Freightliner në javët ose muajt e ardhshëm për tokën e nevojshme për projektin e stadiumit të ri me 100,000 ulëse, raporton BBC Sport.

Sigurimi i kësaj toke konsiderohet një hap thelbësor për realizimin e planit ambicioz të klubit për ndërtimin e një stadiumi modern, që do të bëhej një nga arenat më të mëdha të futbollit në Evropë.

Nëse negociatat përfundojnë me sukses, projekti mund të hyjë në fazat vendimtare të zhvillimit dhe Djajtë e Kuq do të bëheshin me shtëpi të re.

Të ngjashme