Universiteti i Mitrovicës pezullon konkursin për 17 vende pune që u shpallën në kohë zgjedhjesh

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, ka pezulluar konkursin për 17 vende pune të shpallura në kohë zgjedhjesh, pasi ky konkurs konsiderohej nga oponentë politik si joshje për votuesit.

Njoftimi i plotë:

Edhe UMIB pezullon konkursin për 17 vende pune që e hapi në kohë zgjedhjesh

UMIB ka pezulluar konkursin e shpallur për 17 vende pune, pas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Admistratës Publike.

Këto vende pune ishin shpallur në kohën e zgjedhjeve nacionale ndërsa ky konkurs kishte ngjallur edhe reagime nga subjektet politike që ishin në garë per zgjedhje nacionale.

Ky konkurs nga oponentet politik konsiderohej si joshje për votuesit.

Jepi zë kishte raportuar më herët se disa prej këtyre vende të punës tashmë janë të plotësuara, pasi 6 persona tashmë janë duke punuar. Këta 6 persona ishin pranuar kohë më parë me kontrata mbi vepër.

Image may contain: text

Të ngjashme