Universiteti i Oksfordit nis studimin për efektin e Astra/Zenecas tek fëmijët

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Oksfordit ka nisur për herë të parë një studim për të parë efektivitetin e vaksinën së tij kundër COVID-19 tek fëmijët.

Studimi do të tregoj nëse vaksina është efektive për fëmijët mes moshave 6 dhe 17 vjeçare, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Universiteti, raportojnë mediat e huaja.

Rreth 300 vullnetarë do të regjistrohen dhe vaksinimet e para pritet të nisin këtë muaj, thuhet më tutje në deklaratë.

Vaksina Astra/Zeneca e Oksfordit është cilësuar si “vaksina e botës” për shkakun se është më e lirë dhe më e lehtë për tu shpërndarë se disa vaksina të tjera.

Astra/Zeneca ka për qëllim të prodhoj 3 miliard doza të vaksinave këtë vit ndërkaq që nga muaji prill do të prodhohen nga 200 milion doza për muaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat ja

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme