UP hap konkurs për rektor

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 20:56 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Prishtinës të premten hapi konkursin për rektor.

Pretendentët për këtë post që aktualisht e mban Marjan Dema, mund të aplikojnë vetëm nëse më herët nuk kanë qenë në pozita udhëheqëse të ndonjë partie politike dhe nuk kanë qenë pjesë e listave zgjedhore në tri vitet e fundit.

Kandidatët që do të aplikojnë për këtë pozitë, do të zgjidhen nga një komision që do ta themelojë senati së shpejti, derisa të përzgjedhurit do të intervistohen dhe përzgjidhen nga Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës.

Të ngjashme