Qendra e uraganit Irma po zhvendoset përtej Republikës Domenikane, si një stuhi e kategorisë 5 që mund të ketë pasoja katastrofike.
Qendra Kombëtare amerikane e Uraganëve thotë se megjithëse syri i stuhisë është larg nga brigjet e vendit, erërat e Irmës, fryrja e ujërave dhe reshjet e shiut vazhdojnë të jenë vdekjeprurëse për Republikën Domenikane.
Në fotografinë e publikuar nga “Zëri i Amerikës” shihen pasojat e Uraganit Irma në Saint Maarten, pjesa holandeze e ishullit të Shën Martinit në Karaibe.