Uran Ismaili me thirrje qytetarëve nga tubimi përmbyllës i PDK-së: Mos e lini vendin në krizë, votoni Bedri Hamzën, ta zhvillojmë Kosovën

Prishtinë | 06 Qer 2026 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Degës së PDK-së në Prishtinë dhe numri dy në listën e kësaj partie, Uran Ismaili, në tubimin përmbyllës në kryeqytet, u ka bërë thirrje qytetarëve për mobilizim deri në ditën e zgjedhjeve.

Ismaili tha se 7 qershori nuk është ditë për të qëndruar anash, por moment për të vendosur drejtimin e vendit.

“Mos me lanë vendin në dorë të krizës. Mos me lanë të ardhmen në dorë të mllefit. Mos me lanë shtetin në dorë të një mendësie që e ndan popullin”, tha ai.

Sipas Ismailit, fitorja nuk bëhet vetëm me fjalime, por me angazhim, biseda dhe përpjekje deri në fund.
“Fushatat mbyllen me fjalime, por fitoret bëhen me angazhim. Më 7 qershor kemi mundësi t’i japim fund një politike që ka prodhuar krizë, përçarje dhe izolim”, tha Ismaili.

Në fund, ai bëri thirrje që më 7 qershor të votohet Partia Demokratike e Kosovës me numër 125, për t’i thënë stop krizës dhe për ta ndryshuar Kosovën.

Të ngjashme