Uran Ismaili zotohet se do ta hap sheshin “Xhorxh Bush” në javën e parë të qeverisjes

Prishtinë | 30 Sht 2025 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezantuar dhjetë vendimet që sipas tij do t’i ndërmarrë në 100 ditët e para të qeverisjes në kryeqytet. Ai i ka nënshkruar këto zotime publikisht në një tabelë të vendosur në shesh, raporton Ekonomia Online.

Vendimet e prezantuara nga Ismaili përfshijnë: hapjen e sheshit “Xhorxh Bush” në javën e parë, pezullimin e lejeve të reja ndërtimore për 6 muajt e parë, fillimin e procedurave për krijimin e qendrës digjitale të menaxhimit të trafikut dhe për krijimin e qendrave të reja për mbledhjen e mbeturinave. Po ashtu, ai ka premtuar blerjen e 60 kamionëve për Prishtinën, krijimin e një taskforce për ndriçimin e 1.000 rrugëve, si dhe ndërtimin e strehimores me kapacitete shtesë për trajtimin e qenve endacakë.

Në listën e tij përfshihen edhe vendosja e 200 oficerëve të sigurisë në shkolla, lirimi i trotuareve të bllokuara, fillimi i procedurave për ndërtimin e spitalit të Prishtinës dhe nënshkrimi i vendimit ekzekutiv për dyfishimin e subvencioneve për fermerët dhe agrobizneset.

Të ngjashme