Urimi i ëmbël i Beyonce për binjakët

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 14:49 | Nga

Rreth një vit më parë Beyonce kishte lajmëruar se ishte bërë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë binjakët Sir dhe Rumi.

Këngëtarja i bëri qendër të vëmendjes fëmijët e saj së fundmi gjatë koncertit të saj në Manchester. Gjatë performancës së saj ajo ju uroi ditëlindjen e parë Sir dhe Rumit.

“Urime ditëlindjen Sir dhe Rumi. Ju duam” tha këngëtarja përderisa fansat e mirëpritën një veprim të tillë.

Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay Z, janë në turneun e tyre të dyte botëror “On The Run II”.

Veç binjakëve çifti janë prindër të gjashtëvjeçares Blue Ivy.

https://www.youtube.com/watch?v=YuLFrR2W1pg

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme