USAID-i dhe Komuna e Gjilanit me memorandum bashkëpunimi

Gjilan | 15 Maj 2017 | 09:40 | Nga

Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të vizitojë komunën e Gjilanit. Gjatë qëndrimit në Gjilan, Houp dhe kryetari i komunës Lutfi Haziri do të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi për nismën e re të USAID-it, e cila ka për qëllim të ngrisë shkallën e transparencës dhe llogaridhënies në prokurimin publik në Kosovë.

Iniciativa e USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse është një aktivitet pesëvjeçar i cili do të përmirësojë transparencën e prokurimit komunal përmes një procesi të ri të e-prokurimit.

Ky aktivitet do të sigurojë mentorim dhe trajnim në pesë komuna me qëllim të instituimit të sistemeve të cilat do të avancojnë mënyrën e llogaridhënies për fondet publike dhe shpenzimet.

Përveç kësaj, aktivitetit Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse do të sigurojë trajnim themelor nga i tërë cikli “fund e krye” i prokurimit për të gjithë 38 zyrtarët komunal të prokurimit, si dhe stërvitje nga bashkëpunimi i duhur me partnerët komunal për të avancuar paanshmërinë, transparencën dhe mbikqyrjen e prokurimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme