Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në rajon

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka ushqimet më të shtrenjtat. E dyta më e shtrenjtë pas Shqipërisë është Serbia më 77.1 për qind të mesatares së BE-së, Mali i Zi më 76.6 për qind dhe Bosnja e Hercegovina më 74.5 për qind.

Më të lirat, ushqimet janë në Maqedoni të Veriut më 60 për qind të mesatares evropiane.

Për bukën dhe drithërat, Shqipëria renditet e treta më e shtrenjta më 69.7 për qind të mesatares evropiane, pas Malit të Zi më 73 për qind dhe Serbisë më 70 për qind. Sërish, buka është më e lirë në Maqedoni të Veriut më 56.7 për qind të mesatares evropiane.

Sa i përket mishit, Shqipëria është sërish më e shtrenjta në rajon, më 72 për qind të mesatares evropiane. Më i lirë mishi është në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut më 61.8 për qind.

Ndonëse një vend bregdetar, peshku në Shqipëri më është i shtrenjtë se në gjithë vendet e tjera të rajonit më 82.5 për qind të mesatares së BE-së. Në Maqedoni të Veriut kushton sa 61.7 për qind.

Rekord vendi ynë mban dhe për qumështin, djathin dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Evropian më 97.9 për qind. Produktet e bulmetit janë shumë më të shtrenjta se në Serbi më 86.7 për qind, Mali i Zi më 83.3 për qind, Bosnjë e Hercegovinë më 80.4 për qind, Maqedoni e Veriut më 70.3 për qind.

Përveçse ka çmime të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë dhe të ardhurat më të ulëta në rajon, çka bënë që ata të kenë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime më 44 për qind të totalit, nga 12 për qind që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30 për qind për vendet e tjera të rajonit.

Në Evropë, më e shtrenjta për ushqimet është Zvicra, me 166 për qind të mesatares evropiane. Edhe për bukën, sërish është Zvicra më e shtrenjta më 154 për qind. Sidomos mishi kushton shumë në Zvicrës më 234 për qind.

Pas Zvicrës për shtrenjtësi të ushqimeve renditen Norvegjia, Islanda, Danimarka, Luksemburgu, Austria, Finlanda, Franca.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme