Shëndeti i flokëve mund të ndihmohet nga disa substanca si zinku, omega-3, kolagjeni, proteinat, vitamina B, vitaminat D, E, C, hekuri dhe silic.
“RealSimple” ka renditur ushqimet që përmbajnë këto substanca dhe që ndihmojnë për shëndetin e flokëve:
Jogurti
Njihet si ushqim fantastik me përmbajtje të vitaminave D dhe B. Gjithashtu ka shume proteina është i pasur me kalcium dhe ndihmon në shëndetin e eshtrave.
Salmoni
Peshku i pasur me omega-3 konsiderohet një super-ushqim nga ekspertët shëndetësorë. Gjithashtu është i pasur edhe me proteina, vitamina D dhe B.
Drithërat
Zakonisht janë shumë të pasura me silic, një agjent që njihet si mineral i bukurisë.
Avokado
Ky frut përmban shume vitaminë E dhe është i pasur me antioksidant që ndihmojnë në rritjen e flokut.
Farat dhe arroret
Kanë shume vitaminë B dhe omega 3 që i kontribuojnë rritjes së shëndetshme të flokëve.
Vezët
Vezët janë të pasura me vitaminë D dhe kanë shumë biotinë, zink dhe proteina.
Të pasura me zink, hekur, proteinë dhe biotinë. Janë një burim shumë i mirë i substancave që ndihmojnë flokët
Frutat e malit
Janë të njohura se kanë shumë antioksidant dhe ndihmojnë shëndetin duke e mbrojtur nga substanca të dëmshme. Frutat e malit janë shumë të pasura me vitaminë C që ndihmon qelizat dhe folikulat e flokëve.