Ushqimet që rrisin dëshirën seksuale

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 23:52 | Nga Ekonomia Online

Krahas vlerave ushqyese, disa ushqime të ndryshme kanë aftësinë të veprojnë si nxitës të rritjes së dëshirës seksuale te meshkujt dhe femrat.

Ja cilat janë disa prej tyre:

Salmoni

Salmoni është plot me vlera ushqyese por për shkak të përbërsëve të shumtë konsiderohet edhe nje nxit i dëshirës seksuale. Përmban acidin Omega3 i cili rrit nivelin e neurotrasmetuesve e për pasojë ndikon në trurin e njeiut dukei përmirësuar dukshëm humorin. Është i paur në vitamia A, B dhe C të cilat ndihmojnë në rritjen e dëshirës seksuale.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë rrit nivelin e serotoninës dhe dopaminës në tru, duke përmirësuar humorin dhe duke ulur nivelin e stresit.

Spinaqi

Spinaqi është i pasur me magnez, i cili zvogëlon inflamacionin në enët e gjakut. Rritja e qarkullimit të gjakut ndikon në dëshirën dhe performancën e dy partnerëve; gratë do ta kenë më të lehtë për të arritur orgazmën, ndërsa burrat do të kenë ereksione më të natyrshme.

Panxhari

Panxhari është i pasur në minerale që ndikojnë në prodhimin e hormoneve seksuale.

Bananet

Bananet janë të pasura me kalium që ndihmon për të luftuar natriumin e tepërt. Ushqimet e kripura zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut drejt organeve gjenitale.

Frutat e thata

Shumica e varieteteve të frutave të thata janë të pasura me L-Arginine, i cili përmirëson funksionet seksuale tek meshkujt. Ato ndihmojnë me qarkullimin e gjakut, rrisin nivelet e energjisë dhe stimulojnë dëshirat seksuale.

Hudhra

Herën tjetër kur të uleni për një darkë romantike me partnerin/en, shtoni pak borzilok ose hudhër në pjatën tuaj. Era e borzilokut stimulon shqisat. Hudhra përmban nivele të larta të allicinës, e cila rrit rrjedhën e gjakut dhe rrit epshin.

Të ngjashme