Ushtarët e FSK-së nisen për mision paqeruajtës në Kuvajt, Quni thotë se kjo është datë historike

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 11:45 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Mbrojtës, Anton Quni e ka konsideruar datë historike nisje e ushtarëve të FSK-së për mision paqeruajtës në Kuvajt, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se pas pak ditë pas shënimit të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ushtarët e FSK-së po rreshtohen në mision paqeruajtës në krahë më ushtrinë amerikane.

Quni  duke ju drejtuar ushtarëve pjesëmarrës në misionin paqeruajtës, tha se ky moment është edhe reflektimin për mbështetjen e miqve të cilët me të njëjtin mision ruajtjen e paqes, e ndihmuan Kosovën.

Sipas tij, kjo është arritur falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ushtarëve.

“Në këtë moment të veçantë jemi të nderuar të shënjojmë sakrificën e shumë brezave. Pak ditë pas shënimit të 13 vjetorit të pavarësisë Kosova po nisë misionin paqeruajtës me ushtrinë e ShBA-së.

“Flamuri ynë do të lartësohet përkrahë atyre të shteteve më të fuqishme dhe kjo falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ushtarëve tanë”.

Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrhaman Rama, tha se përkundër sfidave kanë arritur të krijojnë një forcë profesionale, të përkushtuar dhe shumë etnike, raporton EO.

“Kjo forcë e cila deri tash ka kontribuar në paqe brenda në Kosovë tash po bëhet kontribuuese e paqes edhe në bot. Jam shumë i lumtur për këtë”.

Ai ka shprehur bindjen se ushtarët e FSK-së do ta kryejnë misionin me përgjegjësi duke falënderuar edhe ushtarët  dhe familjarët për mbështetjen.

Të ngjashme