Ushtria amerikane trajnon shoferët e FSK-së

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se ushtria amerikane do t’i ndihmojë FSK-së edhe në një fushë.

Në një postim në Facebook thuhet se do të ndihmohen shoferët e FSK-së në automjete të caktuara.

“Dje ushtria amerikane ka siguruar trajnimin për shoferë dhe familjarizimin në mekanikë në Automjetin e Sigurisë dhe të Blinduar M1117 (M1117 Armored Security Vehicle). Ky trajnim mbështet FSK-në për tranzicionin 10 vjeçar. Shoferët e FSK-së tani do të ndërtojnë një plan trajnimi që ofron mundësi të mëdha të transportit për njësitë e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka publikuar edhe disa fotografi nga trajnimi i së martës i ushtarëve kosovarë dhe atyre amerikanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme