Ekonomia Online
FUNDIT

Ushtria izraelite: Tri raketa u nisën drejt Izraelit nga Libani, por pa dëme

Ushtria izraelite: Tri raketa u nisën drejt Izraelit nga Libani, por pa dëme

Tri raketa u nisën nga Libani drejt Izraelit verior të enjten por ranë në Detin Mesdhe, duke mos shkaktuar dëme ose viktima, tha ushtria izraelite. Sipas France24, shkrepja e raketave kërcënoi të hapte një front të ri në luftimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gaza. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit […]

Tri raketa u nisën nga Libani drejt Izraelit verior të enjten por ranë në Detin Mesdhe, duke mos shkaktuar dëme ose viktima, tha ushtria izraelite.

Sipas France24, shkrepja e raketave kërcënoi të hapte një front të ri në luftimet e përshkallëzuara midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas në Gaza.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të enjten thanë se tre raketa u qëlluan nga Libani në Detin Mesdhe pranë brigjeve të Izraelit verior në një postim në Twitter.

IDF nuk dha detaje se kush i lëshoi ato por dy burime pranë armikut të Izraelit, Hezbollah, i thanë AFP-së se grupi Shiit Libanez nuk kishte asnjë lidhje me incidentin.

Të ngjashme