Uzurpimi artistik

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Të rinj të përkatësive të ndryshme etnike janë mbledhur për t’i matur forcat në pingpong, pikado e lojëra me letra në qendrën sociale “Termokiss” në kryeqytet. Fituesit dhe humbësit janë bashkuar pastaj para skenës së improvizuar në fund të objektit të betontë me ngjyra të ngrohta.

Driton Berisha e Avni Mustafa kanë interpretuar hite të zhanreve e kohëve të ndryshme. Gjatë pauzave, shumëkush ua ka hedhur syrin poezive ose pikturave në faqet e mureve. Letrat e bardha me vargje e kornizat e xhamta të pikturave kanë mbuluar pjesë të një murali të madh që bashkë me shprehjen angleze “pa kufij” tregon se hapësira është e hapur për të gjithë. Edhe emri është një ndryshim i emrit të ngrohtores së kryeqytetit, “Termokos”, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Termokiss” do të mundë të përkthehej në “puthje të ngrohtë”. Por qendra funksionoi për dy vjet edhe në temperatura të acarta. Tek sivjet është ngrohur përnjëmend ambienti.

Atmosferë e ngrohtë ka mbisunduar të mërkurën kur vullnetarët nga komunat e Lipjanit, Shtimes, Fushë-Kosovës dhe Obiliqit janë shpërblyer edhe me libra si shpërblim simbolik në aktivitetin e organizuar kastile për ta në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, thekson Arrita Gola, koordinatore e projektit gjashtëvjeçar të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), e cila po mbështet fuqizimin e pakicave në Kosovë nëpërmjet edukimit, dialogut dhe përfshirjes në procesin e vendimmarrjes në komunat e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme