Dje Policia e Kosovës ka arrestuar një femër pasi që e njëjta kishte kanosur nënën e saj.
E njëjta ka sulmuar më pas edhe zyrtarët policorë në vendin e ngjarjes.
Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.