Një vajzë nga Vitia ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga babai i saj.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Viti, 17.01.2022-17:45.Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga prindi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt”, ka bërë të ditur policia.