Vajza sulmoi fizikisht nënën në Ferizaj, arrestohet nga policia

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë është arrestuar dje në Ferizaj pasi ka sumuar fizikisht nënën e saj.

Përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se vajza ka probleme mendore.

Pas intervistimit nga policia ajo është dërguar në mbajtje ndërsa nëna e saj ka pranuar tretman mjekësor.

“Ferizaj 07.01.2020 – 18:30. Është arrestuar e dyshuara femër (me probleme psikike), pasi që e njëjta kishte sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Të ngjashme