Vajza trijavëshe nga Britania shërohet nga Coronavirusi

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë trijavëshe, e cila besohet se është pacientja më e re e infektuar me Coronavirus në Skoci, është shëruar nga kjo sëmundje.

Vajza e quajtur Peyton Maguire ishte lindur tetë javë para kohe më 26 mars. Pasi ishte mbajtur në inkubabor, ajo ishte diagnostikuar me Covid-19 më 15 prill, ndonëse nuk kishte asnjë simptomë.

Pasi u testua dy herë dhe doli negative, vogëlushja u lirua nga spitali. Nëna e saj tha: “Kur dëgjova se vajza ka koronavirus, isha shumë e shqetësuar se si do të ndikojë kjo në sistemin respirator, në mushkëritë e saj. Na thanë të qëndrojmë larg saj për dy javë, por unë kërkova që të mos ndahem nga foshnja për një kohë aq të gjatë.”

Tash, vajza është kthyer në shtëpi dhe po qëndron me nënën 27-vjeçare dhe babanë 28-vjeçar, i cili punon si trajner personal dhe trajner boksi, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Nëna e vajzës u bëri thirrje të gjitha grave shtatzëna që të mos ngurrojnë për të shkuar në spital për të lindur, sepse stafi mjekësor e di saktësisht çfarë duhet të bëjë për t’i mbrojtur të gjithë nga Coronavirusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme