Vajzat me hixhab themeluan grup rock-u në Indonezi

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Vajzat nga qyteti konservator West Java të Indonezisë po thyejnë steriotipet e shoqërisë.

Ato janë veshin hixhabe dhe kanë formuar grupin e tyre të muzikës rock (heavy metal), njofton Klan Kosova.

Grupi i tyre mban emrin “Voice of Baceprot”, të cilin e formuan si adoleshente në vitin 2014 dhe ndër vite i zhvilluan aftësitë e tyre në festivave të muzikës, shkruan TRT.

Grupi së pari tërhoqi vëmendjen duke kënduar këngë të tjera, por u bë më i njohur pasi sollën këngën e tyre të parë në vitin 2018, që e titulluan “School Revolution”. Përmes kësaj kënge, ato u shfaqën kritike ndaj sistemit të rreptë arsimor të vendit.

“Për shkak të muzikës metal, unë kam guximin dhe besimin për të qenë ndryshe”, tha për AFP basistja 19 vjeçare, Widi Rahmawati.

Sipas tyre, normat e shoqërisë do t’i detyronin të martoheshin menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme.

“Prindërit e mi më thanë që leximi ishte i padobishëm, e lëre më të bëja muzikë”, tha këngëtarja dhe kitaristja kryesore e grupit, Firda Marsya Kurnia, 20 vjeçe.

Vendosmëria e vajzave fitoi mbi prindërit e tyre skeptikë dhe ato u zhvendosën në kryeqytetin Xhakarta vitin e kaluar për të përforcuar talentin e tyre.

Pjesa më e madhe e këngëve të tyre përqendrohet në rolin e grave dhe në çështjet mjedisore.

Të ngjashme