Vaksinimi vazhdon edhe gjatë fundjavës

Prishtinë | 05 Jan 2019 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Vaksinimi në “Jane Sandanski”, “Bit Pazar”, dhe “Bukuresht”, në Maqedoni do të vazhdojë të bëhet edhe nesër në dy ndërrime në periudhën nga 07:30 deri 19:00, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të hënën, më 7 janar vaksinimi në këto klinika do të bëhet vetëm gjatë ndërrimit të parë, përkatësisht nga ora 07:30 deri në ora 13:00, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga ministria e Shëndetësisë dje thanë se gjatë ditë të kaluara janë vaksinuar 990 fëmijë dhe se deri tash nuk ka raste të reja të fruthit.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ju bën apel qytetarëve të cilët dyshojnë se fëmijët e tyre kanë simptoma të fruthit t’o çojnë në kontroll në spitalin “8 shtatori” apo në klinikën infektive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme