Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 18.555 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 425.551 qytetarë.
Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar 1.147.803 persona.
Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 6.630 testime, prej tyre 259 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 850 persona janë shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183.
Në total numri i rasteve aktive është 11.862.