Mitrovicën e vizitoi, këtë javë, për të katërtën herë në 100 ditë pune. E takoi kryetarin e Komunës, si dhe u njoh nga afër me punët në “Trepçë” e Ujësjellësin “Mitrovica”. Është ky ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i cili po cilësohet si njeri i terrenit dhe jo i zyrës, nga bashkëpunëtorët e tij.
Sindikatën dhe Menaxhmentin e “Trepçës” e ka takuar edhe disa herë të tjera. Në vizitën që e bëri këtë të enjte, Lluka i njoftoi se Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës” do të formohet në fillim të vitit 2018, pasi që tashmë ka përfunduar afati i konkursit, ku kanë aplikuar 140 persona.
“Mitrovicës do t’i vijnë ditë të mira”, ka shkruar Lluka, në faqen e tij në Facebook.
Gjatë këtyre tre muajve prejse e ka marrë detyrën, Lluka ka vizituar shumicën e ndërmarrjeve publike, performanca e të cilave monitorohet nga MZhE-ja.
“Ministri Lluka është ministër që takimet e tij nuk i realizon vetëm në zyrë, por shkon i viziton ndërmarrjet edhe nëpër qytetet e ndryshme për të parë nga afër problemet, sfidat me të cilat ata ballafaqohen dhe për t’iu ofruar mundësitë për të zgjidhur problemet e ndryshme”, thotë Fitore Ajeti, këshilltare politike.
Ministri Lluka, i cili drejton Komisioni Ndërministror për ndërmarrje publike, në takimin e parë në përbërjen e re, është shprehur i pakënaqur me performancën e shumicës prej këtyre ndërmarrjeve. Ai ka paralajmëruar se kjo çështje do të trajtohej me seriozitet në ditët në vijim. Vërejtjet dhe sugjerimet e tij janë proceduar në Qeveri ku pritet të përcaktohen dhe identifikohen problemet dhe të ndërmerren masat e duhura.
Më 8 dhjetor, Lluka ka vizituar Aeroportin e Gjakovës. Aty, ai ka paralajmëruar
funksionalizimi i këtij aeroporti, përmes partneritetit me kompani private. Po ashtu, në Gjakovë, ai ka qëndruar në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, ku ka premtuar 12 milionë euro investime në zgjerimin e rrjetit e ndërrimin e gypave të azbestit.
Po në dhjetor, Lluka ka vizituar Postën e Kosovës, ku me kryeshefin Sejdi Hoxha ka biseduar për punët dhe sfidat me të cilat përballet kjo ndërmarrje. Lluka ka thënë se kjo ndërmarrje, e cila ka pasur humbje gjatë vitit 2016, ka potencial të jetë e vetëqëndrueshme dhe të mos ketë nevojë për subvencione,
Një nga “destinacionet” e shpeshta të Llukës gjatë këtyre tre muajve ka qenë dhe Obiliqi. Së bashku me shefin e tij, kryeministrin Haradinaj, kanë negociuar deri në orët e vona të mbrëmjes me banorët e Shipitullës e Hades për marrëveshjen për shpronësim; e kanë vizituar mihjen ku ekskavatorët kanë nisur nxjerrjen e thëngjillit, pas muajsh të tërë “pauzimi”.
E gazetarët do ta mbajnë mend edhe vizitën e Llukës bashkë me Haradinajn, qysh në orën 7 të mëngjesit në drejtorinë e KEK-ut në Obiliq, në ditën kur do të nënshkruhej kontrata për ndërtimin e TC “Kosova e Re”.
Një nga vendimet e ministrit Lluka që është mirëpritur shumë ka qenë ai për ndalimin e përdorimit të automjeteve zyrtare të MZHE-së, pas orarit të punës; dhe ndalimi i bonuseve për bordet e ndërmarrjeve publike.
Krahas vizitave në ndërmarrjet publike, Lluka ka vizituar edhe kompani private. Kështu gjatë një vizite në fabrikën për prodhimin e paneleve diellore “Jaha Solar” në Fushë-Kosovë, Lluka është zotuar se do të shikojnë mundësitë që të gjitha prodhimet që kanë të bëjnë me efiçiencë të energjisë të kenë përparësi karshi importit.
Ndërkohë, Lluka i cili më herët ka udhëhequr Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), si dhe ka mbi 12 vite eksperiencë në zhvillimin e sektorit privat, lidership dhe konsulencë menaxheriale, ka marrë pjesë në shumë tryeza të organizuara në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij në promovimin e zhvillimit ekonomik.
Ai, po ashtu, ka marrë pjesë në takime jashtë Kosovës, si në Washington (në tetor) në takimet me përfaqësues të Bankës Botërore e Fondit Monetar Ndërkombëtar; Në Këln të Gjermanisë (nëntor), ku në cilësinë e panelistit mori pjesë në hapjen e Konferencës “Dita e Dialogut të Diasporës”; Në nëntor, mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, krahas udhëheqësve shtetërorë nga rajoni dhe më gjerë, ku u diskutua për bashkëpunimin rajonal si pjesë e integrimeve evropiane dhe zhvillimin e teknologjisë informative etj.
KEK-u ndez ekskavatorët në Shipitullë, i jepet fund krizës energjetike
Aeroporti i Gjakovës funksionalizohet gjatë 2018-ës, Limaku opsion
KUR Gjakova kërkon 12 milionë € për ndërrimin e gypave të azbestit
MZhE ndan 810 mijë euro për ujësjellësin e Mitrovicës, humben miliona nga mosinkasimi në veri
Lluka zotohet se bordi i “Trepçës” zgjidhet në fillim të vitit të ardhshëm
Haradinaj: Orët e zbatimit të Ligjit për Trepçën kanë filluar
Haradinaj përafron qëndrimet me banorët e Hades e Shipitullës
Kosova nënshkruan kontratën me “Contour Global” për ndërtimin e TC “Kosova e Re”
Lluka: Posta ka potencial të bëhet e vetëqëndrueshme
Lluka vizitoi fabrikën “Jaha Solar”, premton masa mbështetëse për prodhuesit vendës
Qytetarët e vlerësojnë punën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka