Valencia kërkon shërbimet e Kepas, tanimë i kanë bërë një ofertë Chelseat

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Kepa Arrizabalaga nuk e ka të sigurt qëndrimin te Chelsea edhe për një sezon.

Portieri spanjoll ka bërë disa gabime dhe trajneri Frank Lampard është në kërkim të një portieri të ri për sezonin e ardhshëm.

Kjo ka bërë që disa skuadra të shfaqin interesim për të, ndërsa ajo që është më konkrete është Valencia.

‘Lakuriqët’ kanë bërë ofertë zyrtare te Chelsea, duke kërkuar huazimin dy vjeçar të Kepas.

Klubi spanjoll është gati ta paguajë të gjithë pagën e lojtarit gjatë periudhës së huazimit, por pa të drejtë blerje.

Chelsea mund të pranojë këtë opsion të Valencias, nëse nuk përfshihet Kepa në një ofertë për Jan Oblakin e Atletico Madrid.

Gjithsesi londinezët nuk e kanë refuzuar Valencian, por po presin fillimisht ardhjen e një portieri para se të marrin vendimin përfundimtar për të ardhmen e spanjollit.

Të ngjashme