Chelsea raportohet se e sheh Louis van Gaalin si trajner të ardhshëm, nëse largohet Antonio Conte.
Van Gaal ka qenë pa punë që kur u largua prej Manchester Unitedit 20 muaj më parë.
66-vjeçari ka pranuar se mund të kthehet në Premier Ligë nëse i ofrohet një punë, me kampionin aktual që duket se është në kërkim të tij.
Me të ardhmen e pasigurt të Contes në Stamford Bridge, “The Mirror” raporton se Van Gaal është ndër emrat kryesor në garë për t’u bërë trajner i skuadrës.