Van Persie lëndohet rëndë në sy (Video)

Prishtinë | 06 Nën 2016 | 22:09 | Nga

Sulmuesi i Fenerbahçes, Robin van Persie, ka pësuar një lëndim të rëndë në sy në ndeshjen që Fenerbahçe e fitoi 3:1 ndaj Akhisar Belediyesor.

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Van Persie, e kaloi ekipin e tij në epërsi para se të pësonte lëndimin e rëndë në sy, që duket të jetë lëndim shumë serioz, njoftojnë mediet turke.

Ai u lëndua në minutën e 40-të dhe menjëherë është dërguar në spital.

Disa medie po spekulojnë se Van Persie mund ta ketë humbur syrin.

https://www.youtube.com/watch?v=PRq5rvSJm5w

https://www.youtube.com/watch?v=tx7pH1b8-TA

https://www.youtube.com/watch?v=z3HCJV7muL0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme