Vapa rritë numrin e pacientëve në qendrat mjekësore

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 21:27 | Nga Ekonomia Online

Me ngritjen e temperaturave në vend është rritur edhe numri i pacientëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare që shkojnë për të marrë shërbime mjekësore.

Në njësinë e pediatrisë, fëmijët kryesisht kanë telashe me diarre dhe vjellje si dhe simptoma të ngjashme.

Ditët me vapë po ndikojnë edhe në përkeqësimin e shëndetit tek të moshuarit dhe tek ata me sëmundje kronike.

Sipas mjekëve edhe të rinjtë po kërkojnë ndihmë ambulatore për shkak të ushqyerjes jo të mirë, në këto ditë të nxehta.

Mantelbardhët po rekomandojnë që të moshuarit t’i shmangin lëvizjet në periudhën kur është nxehtësia më e madhe, si dhe të ushqehen mirë, teksa bëjnë me dije që me rritjen e temperaturave dalin në pah edhe virozat sezonale, njofton Klan Kosova.

Të ngjashme