Varhelyi: BE-ja “ta përmirësojë gabimin” rreth zgjerimit në Shqipëri e Maqedoni të Veriut

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, hungarezi Oliver Varhelyi ka deklaruar të hënën se Evropa “duhet të jetë në gjendje të ecë përpara dhe ta përmirësojë gabimin që u bë në tetor”, kur tri shtete anëtare (Danimarka, Franca dhe Holanda) kundërshtuan fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Duhet të jemi në gjendje t’i fillojmë negociatat për anëtarësim me të dyja shtetet në pranverë”, iu ka thënë ai gazetarëve, para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, raporton “EuObserver”, transmeton Koha.net.

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ishin takuar me kryediplomatët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut para takimit të Këshillit të BE-së në Bruksel. “Debati ka qenë inkurajues.

Duket se do të kemi mundësi të avancojmë dhe ta përmirësojmë gabimin e bërë gjatë tetorit. Duhet që t’i fillojmë negociatat e anëtarësimit me të dyja shtetet në pranverë”, ka porositur Varhelyi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme