Varianti Delta shton infektimet nëpër Europë

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 19:45 | Nga Ekonomia Online

Infektimet me koronavirus po shtohen në gjithë Europën, të ushqyera edhe nga qarkullimi i mutacionit të ashpër indian. Infektimet ditore në Itali, për të dytën ditë radhazi shënuan mbi 1 mijë, duke konfirmuar rikthimin e tendencës rritëse.

Shtim të infektimeve ka edhe Spanja e Portugalia.

Të tri këto vende janë destinacionet kryesore të turistëve nga e gjithë Europa e më gjerë dhe prej mesit të Qershorit kanë hequr kufizimet për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet nuk kanë asnjë plan për rivendosjen e tyre, teksa numri i viktimave dhe shtrimet në spitale nuk kanë pësuar asnjë ndryshim, por këto vende kërcënohen seriozisht nga një tjetër valë e madhe përhapjeje në kulmin e sezonit turistik.

Sakaq, infektimet ditore në Britaninë e Madhe arritën në gati 32 mijë, e dyta shifër më e lartë pas rekordit të një dite më parë të 6 muajve të fundit.

Ndërsa Rusia shënoi një rekord të ri infektimesh, me mbi 25 700 raste të reja, niveli më i lartë që prej fillimit të Janarit. Në dallim nga vendet e tjera europiane, Rusia ka numrin më të lartë të viktimave ditore ku këtë të Hënë u shënaun726 raste të reja, nivel pranë rekordeve absolute.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme