Vatikani merr konsideratë lejimin e burrave të martuar që të bëhen priftërinj

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Vatikani po merr në konsideratë lejimin e burrave të martuar që të bëhen priftërinj në zona të largëta.

Rekomandimi u bë për burrat e martuar më të vjetër për një sinod të peshkopëve në xhungël të Amazonës, i cili është caktuar për në tetor, transmeton lajmi.net.

Dokumenti i lëshuar sot gjithashtu bëri thirrje për një ‘ministri zyrtare’ për gratë në zonë, megjithëse nuk u përpunua.

Kjo është përmendja më e drejtpërdrejtë ndonjëherë për mundësinë e një prifti të martuar, megjithëse me pushtet të kufizuar, dhe ndër tendencat e para për zmadhimin e rolit të grave të krishtera.

“Duke pohuar se celibati është një dhuratë për Kishën, ka pasur kërkesa që, për zonat më të largëta të rajonit, të studiojnë mundësinë e dhënies së shugurimit priftëror tek burrat e moshuar, mundësisht anëtarë vendas, të respektuar dhe të pranuar në komunitetet e tyre “, tha dokumenti.

Ai tha se këta njerëz mund të shugurohen “edhe nëse ata tashmë kanë një familje, në mënyrë që të garantojnë sakramentet që shoqërojnë dhe e mbajnë jetën e krishterë”.

Sinodi nga 6 deri në 27 tetor në Vatikan do të përfshijë peshkopë dhe përfaqësues të tjerë, përfshirë popujt indigjenë, nga Brazili, Bolivia, Peru, Ekuador, Kolumbi, Venezuela, Guajana, Surinami dhe Guiana franceze.

Në fund të konferencës, pjesëmarrësit do të votojnë për artikuj të ndryshëm në një dokument përfundimtar, e që më pas do i përcillet Papës, për të vendosur përfundimisht për miratimin/mos-miratimin e tyre.

Të ngjashme