Një revistë e botuar nga Vatikani denoncoi shfrytëzimin e murgeshave si krah pune i lirë në kishën katolike, duke thënë se hierarkia mashkullore nuk duhet t’i trajtojë ato si shërbuese të rangut të ulët.
Artikulli në revistën e përmuajshme “Gratë, Kisha dhe Bota”, është i rrallë për një botim të Vatikanit dhe përshkruan lodhjen e murgeshave që gatuajnë, pastrojnë dhe shërbejnë në tryeza për kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë.
Artikulli, i bazuar në komenet e murgeshave që kanë forlur në kushte anonimiteti, tregon se si shumë prej tyre punojnë në rezidencat e njerëzve të kishës. Murgeshat zgjohen në agim për të përgatitur mëngjesin dhe flenë vetëm pasi darka është shërbyer, shtëpia është e pastër dhe rrobat janë larë e hekurosur.
Sipas murgeshave, shpërblimet për to janë të rralla dhe shumë modeste. Në shumë raste, murgeshat zotohen që të jetojnë pa gjëra materiale, nuk marrin pagë, sepse i përkasin urdhrit fetar femëror dhe dërgohen në rezidencat me zyrtarë meshkuj të kishës si pjesë e detyrave të tyre.
Artikulli thotë se ajo që i trishton më shumë murgeshat është fakti se nuk ftohen thuajse kurrë në tryezat ku shërbejnë, por hanë në kuzhinë vetëm.
Ndryshe nga paraardhësit e tij, Papa Françesku jeton në një shtëpi ët vogël në Vatikan, që funksionon si hotel, ku i shërbehen vaktet nga kamarierë të paguar. Ndryshe nga ai, Papa i ndjerë Gjon Pali kishte një ekip prej 5 murgeshash polake që kujdeseshin për rezidencën e tij në Vatikan, ndërsa Papa Benedikti kishte në shërbim 8 murgesha.