“Aeroporti i Bazellit plot udhëtarë të Kosovë”. Ky është titulli i mediumit zviceran “Blick”
Shumë kosovarë duan t’o vizitojnë familjet e tyre në shtëpi gjatë festave të Krishtlindjeve, ka shkruar të enjten “Blick”, transmeton Gazeta Express.
Sipas tyre, vetëm dje 15 aeroplanë janë ngritur nga Bazelli në drejtim të Prishtinës.
Nga Cyrihu dhe Gjeneva ka nga gjashtë aeroplanë.
Këtë sezon të pushimeve, mërgimtarët kanë vërshuar edhe përmes kufijve tokësor. Kolona të gjata veturash janë parë për ditë me radhë. Shumë prej tyre kanë pritur deri në 12 orë për të hyrë në Kosovë.