Vazhdojnë kërkimet për 59-vjeçaren që u hodh nga Ura e Fshajt para pesë ditësh

Prishtinë | 20 Qer 2023 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Tash e pesë ditë po vazhdojnë kërkimet për gruan që dyshohet se ka rënë të premten nga Ura e Shenjtë në Gjakovë.

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar nga ekipet në ujëra të Gardës Kombëtare të FSK-së.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës dhe autoritet lokale të komunës së Gjakovës, dhe me kërkesën për angazhim të Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë duke realizuar operacionin e Kërkim Shpëtimit të personit të zhdukur me inicialet A.M i moshës 59 vjeçare, zhdukur që nga data 16.06.2023”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit ka filluar para katër ditësh nga ura e Fshajt ku është parë 59-vjeçarja para incidentit dhe është duke vazhduar deri në gjetjen dhe dorëzimin tek autoritetet kompetente.

Të ngjashme