Një ditë para ndeshjes miqësore me Danimarkën, Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka filluar stërvitjet e radhës, raporton Ekonomia Online.
Ndeshja miqësore do të zhvillohet më 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Të gjitha biletat për këtë sfidë të Kosovës dhe Danimarkës janë shitur.
Në një konferencë për media, mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, beson se çdo fëmijë që fillon ta shkelmojë topin me këmbë ëndërron të luajë për ekipin kombëtar. Ai e sheh si të pakrahasueshme ndjesinë për ta përfaqësuar vendin.
Ndërsa, Bernard Challandes, trajneri zviceran i Kosovës, ka zbuluar se Kosova kishte mundësinë të zgjidhte të luante kundër Gjermanisë në udhëtim, por përfundimisht e kishte zgjedhur të luajë kundër Danimarkës në shtëpi.