Vazhdojnë telashet për Barcelonën, Messi nuk ka stërvitur me klubin para ndeshjes së rëndësishme në La Liga

Prishtinë | 09 Shk 2019 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdojnë edhe më tej problemet e Lionel Messit me lëndimin që kishte pësuar javën e kaluar ndaj Valencias.


Së fundmi ylli argjentinas nuk ka stërvitur me klubin të premten para ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos që zhvillohet të dielën.

Argjentinasi ende nuk është shëruar plotësisht nga lëndimi edhe pse në mesjavë u paraqit ndaj Real Madridit si zëvendësues, por ndaj Bilbaos do të jetë në dyshim paraqitja e tij dhe kështu katalanasit duhet ta vazhdojnë rrugën drejt titullit pa ndihmën e kapitenit të tyre.

Valverde konfirmoi se Messi u stërvit vetëm të premten, me stafin mjekësor të klubit, duke punuar për ta kaluar këtë lëndim.

Megjithatë, ka pasur disa lajme pozitive për liderët e La Ligës pasi Ousmane Dembele u kthye në stërvitje të plotë, gjithashtu edhe Samuel Umtiti u rikthye me skuadrën për herë të parë që nga viti i kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme