Vazhdojnë zjarret në Nikolicë të Devollit, ka rrezik përhapje

Prishtinë | 28 Tet 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Vazhdojnë zjarrin në malin e Nikolicës në zonën e Devollit duke rrezikuar kështu përhapjen e mëtejshme.

Përhapja rrezikon më së shumti edhe pyjet e fshatit Kozel. Prej dy ditësh janë në terren 40 punonjës të bashkisë, zjarrfikës e të shërbimit pyjor të cilët po merren me izolimin e flakëve, që tashmë kanë përfshirë pyjet me ah, dushk e pishë.

Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikës, ndaj edhe për këtë autoritetet lokale kanë kërkuar ndërhyrjen nga ajri, raporton Tch.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme